Një çift nga Australia u detyruan të qëndronin ulur pranë kufomës së një gruaje teksa udhëtonin drejt Venecias në Itali.
Dyshja ka kritikuar linjat ajrore Qatar Airways pasi kufoma e mbështjellë me batanije u vendos ulur pranë tyre në fluturimin e 12-orësh nga Melbourne drejt Doha në Katar.
Nuk dihen ende arsyet e vdekjes së papritur të pasagjeres.
"Ata u përpoqën ta çonin në klasin e parë apo ajo ishte një zonjë e shëndoshë dhe nuk e kalonin dot mes dyerve”, tha Mitchell Ring për mediat vendase, duke shtuar se edhe gjatë zbritjes nga avioni ata ishin detyruar të prisnin prapa trupit të së ndjerës.
"Ambulanca e policia erdhën dhe nisën të zbulonin kufomën e gruas, ishte e sikletshme. Gjithmonë më shkojnë keq fluturimet, duhet të ketë një protokoll për t’u kujdesur ndaj klientëve në bord”, shtoi ai.
Ring dhe bashkëshortja Jennifer Colin po udhëtonin drejt Venecias në Itali por fluturimi i tyre u përfshi nga tragjedia e gruas që vdiq papritur, dhe më pas qëndrimi i saj pranë çiftit.
Në një deklaratë për mediat australiane, Qatar Airways kërkonte ndjesë "për diskomfortin dhe stresin që incidenti shkaktoi”.
"Së pari mendimet tona janë me familjarët e pasagjeres që humbi jetën papritur në fluturim, çka solli trazira për të gjithë në bord”.