Pamjet e rënda të një sherri mes disa nxënësve të një shkolle në Tiranë kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Në pamje shihet se si një grup nxënësish kanë rrethuar njërin prej tyre dhe e ngacmojnë për ta futur në sherr.
Njëri prej tyre i thotë “hajde dalim tek e tek” dhe në këtë moment të gjithë fillojnë ta godasin me grushta nga koka dhe nxisin të tjerët ta godasin edhe më tepër.
Nuk dihet arsyeja e këtij sherri dhe as shkolla ku ka ndodhur, por shqetësues është fakti se si nxënësit janë bërë kaq të dhunshëm, të ashpër dhe të egër me bashkëmoshatarët e tyre.
Pasi duhet thënë se sherre të tilla sjellin pasoja edhe më të rënda, kujtojmë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari pak metra larg shkollës “Fan Noli”.