Raporti i “Freedom House”: Maqedonia është vend pjesërisht i lirë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2025, 10:33

Sipas raportit të fundit vjetor të organizatës “Freedom House”, e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut është edhe një herë shtet pjesërisht i lirë dhe nuk ka ndryshim në pozicionin e saj në krahasim me vitin e kaluar.

Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim.

Maqedonia, ashtu si vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë.

Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në njëqind pikë për matje, duke renditur vendet në mbarë botën si të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit