Një qytetar ka denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në lagjen Kodra Shijak, ku sipas tij, një furgon i mbushur me qen është lënë nga Bashkia Tiranë.
Ai thotë personat që kanë lënë qentë në lagjen e tij, paraqiten si dashamirës të kafshëve, por në fakt realiteti është shumë ndryshe.
Sipas tij kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të mëdha për banorët pasi qentë bëjnë shumë zhurmë gjatë natës dhe të gjithë kanë frikë të kalojnë për shkak të pranisë së tyre.
Qytetari kërkon që ky fenomen të marrë vëmendjen e autoriteteve për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.
Denoncimi i qytetarit:
Mirëmëngjes! Kanë ardhur nga Tirana dhe kanë lënë një furgon me qen në lagjen Kodra Shijak. Në Tiranë bëjnë sikur janë dashamirës të mëdhenj të kafshëve, por këtu i sjellin dhe i lënë para derës së shtëpisë. Ata bëjnë shumë zhurmë gjatë natës dhe është frikshëm të kalosh përmes rrugës. Faleminderit nëse mund ta postoni!"