10 ton mandarinat me pesticide që u kthyen nga Kroacia u konsumuan nga shqiptarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2025, 09:11

Rreth 10 ton mandarina të kontaminuara me pesticide, të cilat u kthyen nga Kroacia, janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Prokuroria e Rrethit të Beratit ka konfirmuar se tre persona janë ndaluar përkatësisht me akuzat "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve", "Mashtrimi me produktet ushqimore" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Nga hetimet ka rezultuar se fermeri Elton Tafa, ka shitur 10 ton mandarina te Arben Dyli, administrator i një pike grumbullimi. Këto mandarina janë eksportuar më pas drejt Kroacisë, ku autoritetet kroate kanë zbuluar se produkti kishte përmbajtje të lartë të pesticidit "Fosmet", i cili është i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për përdorim. Pas analizave të kryera, mandarinat janë kthyer në Shqipëri, ku Arben Dyli dyshohet se i ka hedhur sërish në treg pa i asgjësuar siç kërkohet nga procedurat përkatëse.

Gjithashtu, dyshohet se Elson Tahiraj, inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve, ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare të falsifikuara për subjekte të ndryshme, përfshirë edhe për Arben Dyli.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë pasi sipas Ministrisë së Bujqësisë, kanë qenë 3 kamionë që janë kthyer për shkak të pesticideve të ndaluara. Duke qenë se janë 60 ton mandarina të kthyera mbrapsht në Shqipëri, është e paqartë se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër, a janë hedhur në treg me ndihmën e zyrtarëve të Bujqësisë, apo asgjesuar.

Duhet thënë se ky skandal u zbulua vetëm falë punës serioze të autoriteteve kroate, pasi nëse Ministria e Bujqësisë me në krye Anila Denajn, do e bënte punën ashtu siç duhet ky skandal do zbulohej në kohë dhe do merreshin masa pa u rënduar situata. Por duke qenë se kontrolli mbi përdorimin e pesticideve në Shqipëri ka qenë gjithmonë i dobët dhe shpesh injorohet në emër të interesave ekonomike të një grushti njerëzish, shqiptarëve u vijnë në ndihmë të huajt.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokruroai e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penaSeksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat , pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “ Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:

1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969 2. ?Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979 3. ?Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995

Ndalimi i ktyre shtetasve u be pasi nga veprimet hetimore te deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikes se grumbullimit)nje sasi prej rreth 10 tonesh mandarina te cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacis. Nga autoritetet Kroate jane kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshem per shendetin dhe i ndaluar per tu perdorur. Ne keto kushte ngarkesa e mandarinave eshte kthyer mbrapa ne vendin e origjines ku rezulton se eshte terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se eshte hedhur perseri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektpor prane Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit