Polici i burgut të Burrelit tenton t’i japë fund jetës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2025, 08:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një polic i burgut të sigurisë së lartë dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Polici është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit pasi ka marrë një plumb në kokë dhe gjendja e tij është kritike.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij, dhe aktualisht grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur arsyet e këtij incidenti të rëndë.

Polici ka inicialet S. N, dhe është rreth 58 vjeç. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e vetëplagosjes dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit