Shqipëria ka një shkallë të lartë vdekshmërie neonatale, me 7 vdekje për çdo 1000 lindje të gjalla në vitin 2022, shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 2,2 vdekje për 1000 lindje. Kjo e pozicionon Shqipërinë në vendin e 7 për numrin më të lartë të fataliteteve në Europë.
Në rajon, Shqipëria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë neonatale, ndërsa Mali i Zi ka vetëm 1 vdekje për 1000 lindje të gjalla, më pak se mesatarja europiane. Po ashtu, ekspertët theksojnë se vdekshmëria neonatale në Shqipëri është rritur me 1,4% gjatë periudhës 2018-2022.
Në vitin 2022, shkalla e vdekshmërisë neonatale varionte nga 0.7 për 1000 lindje të gjalla në San Marino deri në 23 për 1000 lindje të gjalla në Turkmenistan.
Ndërmjet viteve 2018 dhe 2022, shkalla e vdekshmërisë neonatale u rrit në gjashtë shtete anëtare dhe mbeti e pandryshuar në tetë të tjera, të cilat kanë një normë mbi vlerën mesatare të rajonit.