Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40 në zonën e Freskut, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një punonjës policie jashtë shërbimit, shtetasin A. L.
Sipas burimeve zyrtare, i dëmtuari është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë arritur të identifikojnë automjetin e përfshirë në aksident dhe po vijojnë punën për gjetjen e drejtuesit të tij. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.