Një tjetër aksident në vendin e punës ka ndodhur në Tiranë, ku një 61-vjeçar ka rënë nga skela gjatë rikonstruktimit të një objekti. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar administratorin e firmës ndërtuese, 40-vjeçarin E. E., si dhe ka proceduar në gjendje të lirë përgjegjësen e grupit të punës, 71-vjeçaren D. L. Ata dyshohen për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Rasti është referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Aksidentet e tilla mbeten të shpeshta, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e rregullave të sigurisë dhe përgjegjësinë e institucioneve.