Një tjetër rast dhune në familje është shënuar në kryeqytet. Një 39-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli, i cili do të përdoret si provë në hetim. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për dhunë në familje, ndërsa çështja tashmë po ndiqet nga organet e drejtësisë.