Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, babai akuzon mjekët: Na thanë ka gjendje gripale

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.02.2025, 18:02

Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në Shkodër ka folur mbi ngjarjen e rëndë, duke mohuar shkrimet e mediave se vdekja e djalit mund të ketë ardhur nga përdorimi i një bari për minjtë. Samed Hasmegaj theksoi se nuk ka informacion të qartë për shkakun e vdekjes dhe kërkoi që të mos përhapen spekulime të pabaza.

Sa i takon vajzës tjetër, e cila u shfaq në spital me të njëjtat simptoma si vëllai i saj, Hasmegaj tha se ajo ndodhet ende në gjendje kritike te Trauma.

As vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur me djalin. Mediat kanë abuzuar me lajmet, unë vetë nuk i kam parë, por më kanë thënë të afërmit që në lajme thuhet se djali ka ndërruar jetë nga ilaçi që mund të kem përdorur për minjtë. Kjo nuk është e vërtetë. Mjekët më thanë në fillim se ndoshta mund të ketë qenë një gjendje gripale, por nuk e di. Pritemi të më thonë më shumë mjekët. Vajza është ende në gjendje të rëndë, mjekët nuk më kanë thënë ende se sa do të qëndrojë në spital. Edhe bashkëshortja është në spital dhe ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore,” u shpreh ai.

Ndërkohë, edhe familjarë të tjerë të fisit Hasmegaj kanë folur për ngjarjen, duke hedhur poshtë aludimet se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhej fëmijën. Ata konfirmuan se nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës dhe kërkuan që mediat të tregohen të kujdesshme në raportimin e ngjarjes, duke pasur parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të vajzës dhe shtatzëninë e nënës së fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit