Të paktën katër punonjës janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur nga shembja e papritur e një segmenti të lartë autostrade në Korenë e Jugut.
Incidenti i rëndë ndodhi në Cheonan, qyteti rreth 70 km në jug të kryeqytetit Seoul.
Në momentin e shembjes 10 punonjës gjendeshin në impjantin e lartë, të cilët ranë teksa struktura u shemb dhe mbetën të bllokuar nën rrënoja, njoftonin zjarrfikësit vendas.
Një punonjës vdiq në vend ndërsa tetë të tjerë u nxorrën nga rrënojat dhe u transportuan në spitalet e afërta.
Dy prej tyre humbën jetën më vonë prej plagëve ndërsa një punonjës i zhdukur prej orësh u gjet i vdekur duke çuar në katër numrin e viktimave të tragjedisë, thanë autoritetet.
Tragjedia e mëngjesit ndodhi me rrëzimin e njëpasnjëshëm të disa segmenteve të çelikta 50 metra të gjata që ishin instaluar në vend me vinça, thanë mediat vendase.
Zjarrfikësat thanë se më shumë se 50 efektivë ishin dërguar në vendngjarje. Momentet e shembjes ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë ndërsa zyrtarët po hetojnë për shkaqet dhe përgjegjësit e shembjes.
Tragjedia e mëngjesit ndodhi me rrëzimin e njëpasnjëshëm të disa segmenteve të çelikta 50 metra të gjata që ishin instaluar me vinça