Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, 30 vjet burg për Agron Tufën

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.02.2025, 16:26

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën, i akuzuar për vrasjen e Kejsi Hysës. Sipas hetimeve, Tufa dyshohet se ka vrarë dhe më pas groposur viktimën pranë varrezave të lagjes.

Ngjarja daton në vitin 2018, kur babai i Kejsi Hysës raportoi në polici zhdukjen e të birit. Hetimet çuan në arrestimin e një personi tjetër, i cili dëshmoi se krimi ishte kryer në bashkëpunim me Agron Tufën. Në mungesë të tij, Gjykata e Krujës e shpalli fajtor dhe e dënoi me 30 vite burg për akuzat e “Vrasjes me dashje”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit” dhe “Fshehjes ose asgjësimit të kufomës”.

Pas arratisjes, Tufa u arrestua nga autoritetet italiane më 6 janar 2024 dhe u ekstradua në Shqipëri më 13 shtator 2024. Ai kërkoi rihapjen e afatit për apelim dhe më 10 dhjetor 2024, Gjykata e Tiranës e lejoi që të apelonte vendimin e vitit 2021.

Gjykata e Apelit shqyrtoi kërkesën e tij për prishjen e vendimit dhe rigjykim me një trup gjykues të ri, por sot, më 25 shkurt 2025, vendosi të rrëzojë kërkesën dhe të lërë në fuqi dënimin me 30 vite burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit