Vora nën helmimin e pluhurit industrial, banorët të alarmuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 25.02.2025, 15:58

Banorët e Vorës vijojnë të përballen me ndotjen e rëndë të ajrit për shkak të aktivitetit industrial të pakontrolluar pranë zonave të banuara. Një qytetar ka denoncuar situatën me të cilën përballen çdo ditë dhe pamjet e filmuara mëngjesin e sotëm tregojnë sasi të mëdha pluhuri dhe tymi që shpërndahen në ajër, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin e komunitetit, veçanërisht të fëmijëve.

Qytetari shkruan se prej vitesh ata kanë denoncuar këtë situatë, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, por në vend të zgjidhjes, aktivitetet ndotëse vetëm sa janë shtuar. Ligji parashikon që këto objekte të ndërtohen të paktën 25 kilometra larg zonave të banuara, por në rastin e Vorës, ato vazhdojnë të funksionojnë në mes të qytetit, duke rrezikuar shëndetin e mijëra banorëve.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Ja si zgjohetn banorët e Vorës!! A ka SPAK që i merr përsipër këta!! Ligji në Europe i detyron t'i ndërtojnë minimalisht 25 km larg qendrave të banuara. Ndërsa kemi vite që e denoncojmë helmimin e fëmijëve tanë këtu në mes të Vorës, këta veçsa e shtojnë "perandorinë". Pamje të filmuara sot dt. 25.02.2025”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit