828 litra vaj ulliri shqiptar sekuestrohen në Gjermani

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.02.2025, 14:29

Hetuesit në kryeqytetin gjerman Berlin kanë sekuestruar një sasi prej 828 litra vaj ulliri që tentoi sipas tyre të kalohej kontrabandë, me një kamion nga Shqipëria.

Fermeri shqiptar raportohet se u ndalua për një kontroll doganor në daljen Späthstraße të kryeqytetit më 9 shkurt, kur gjatë kontrollit të furgonit të bardhë tip "Mercedes", u gjet sasia e vajit në 64 shishe nga rreth 13 litra secila. Ai nuk kishte dëshmi të importit.

Sipas mediave gjermane, doganat gjermane kontrollojnë importin e vajit të ullirit që përveç taksës së shitjes prej shtatë për qind për litër, duhet të paguhen edhe 122,60 euro shtesë për çdo 100 kilogramë.

Vaji i ullirit tani është i shtrenjtë pasi vjeljet e dështuara, përmbytjet apo thatësira e viteve të fundit në Spanjë, Greqi dhe Itali kanë bërë që çmimet të rriten ndjeshëm.

Zyrtarët thanë se do të nisin çështje penale tatimore për fermerin shqiptar, i cili ishte nisur për në Bremen për të shitur vajin.

Siç raportohet nga mediat gjermane, fermeri shqiptar u lejua të vazhdonte të drejtonte kamionin e tij në këmbim të një garancie financiare prej 1,500 euro për të mbuluar shpenzimet ligjore dhe konfiskimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit