Një grua ka vdekur ndërsa dy të tjerë mes të cilëve dhe një fëmijë, janë plagosur në një aksident të tmerrshëm mes një autobusi publik, një automjeti dhe disa këmbësorëve në veri të Londrës.
Përplasja e pashpjeguar mbrëmë në Harrow, ndodhi rreth orës 9.15 të darkës dhe shkaktoi vdekjen e një gruaje në të 40-at, ndërsa katër njerëz të tjerë u trajtuan në vend për plagë, dy prej të cilëve, një fëmijë e një këmbësor u dërguan në spital ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti fatal solli bllokimin e segmentit rrugor thuajse gjatë gjithë natës, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Në pamjet e rënda nga ngjarja tregohej autobusi me xhamin e përparmë të thyer, ndërsa automjeti ishte i përplasur në anë të rrugës.
Një çantë dhe disa sende personale shiheshin në trotuar, që tregon se viktimat kanë qenë këmbësorë.
Policia nuk dha më shumë detaje të ngjarjes apo identitetin e të përfshirëve teksa bën apel për informacion nga publiku.
Në pamjet e rënda nga ngjarja tregohej autobusi me xhamin e përparmë të thyer, ndërsa automjeti ishte i përplasur në anë të rrugës.