Bulevardi i ri i Beratit me pllaka të thyera, bashkia hedh rërë e llaç sa për sy e faqe

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.02.2025, 13:17

Qytetarë të Beratit raportuan sot një segment të dëmtuar të bulevardit qendror të qytetit, që pas neglizhimit prej kohësh nga punonjësit e bashkisë është kthyer tashmë në një 'atraksion' qesharak për vizitorët e qytetit.

Banorët tregojnë sesi një pjesë e bulevardit të ri me pllaka të shkëputura e të pasigurta, është kthyer në një bezdisje për kalimtarët, ndërsa masa e vetme nga punonjësit është hedhja herë pas here e rërës apo llaçit, me shpresë dhe punimi defektoz do të rregullohet vetë.

Raportuesit detyrohen të denoncojnë në media shqetësimet e tyre, teksa zyrtarët që duhet t’i shërbejnë popullit duket se kanë mendjen vetëm te fushata elektorale për të mbrojtur postet e tyre dhe abuzuar me kompetencat.

Raportimi i qytetarit:

“Pershendetje jam nje qytetar nga Berati kemi nje shqetsim kjo eshte ruga kryesore ne qender te Beratit dhe shikoheni si eshte katastrof. vijne puntoret e Bashkise me nje karoc me llac ja hedhin dhe perfundimi ruges duket ...keta bashkiaket tane e kane mendjen te fushata..dhe turistet kur kalojne i bejne foto kesaj pjese ruge ...ju lutemi beheni publike po ju nise ca foto dhe vidjo faleminderit shume ...”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit