Qytetarë të Vlorës denoncuan sot në redaksinë e JOQ punime të nxituara e shpesh të papërgjegjshme të bashkisë së qytetit, që papastërtitë e kanaleve ujëmbledhëse i lë në anë të rrugës kryesore, pranë banesave të qytetarëve.
Një llum i zi i nxjerrë me skavator gjatë pastrimit të kanalit, shihet i linë në barin pranë rrugës automobilistike duke shkaktuar shqetësim dhe frikë për përhapje të sëmundjeve te vendasit.
Në vend që papastërtitë e nxjerra të ngarkohen direkt në kamionët e pastrimit për t’u larguar, punonjësit i depozitojnë apo prej javësh në anë rrugës, duke shtuar rrezikun e ndotjes për banorët e zonës.
Në pamjet e dërguara nga qytetarët shihet segmenti gjatë i rrugës i mbushur me pirgjet e llumit të zi të nxjerrë me skavator nga kanali ujor, të cilat mbeten prej ditësh në këtë gjendje dhe nuk dihet kur do të largohen nga bashkia.
Denoncimi: “Pershendetje JOQ Kjo eshte menyra e pastrimit te kanaleve te ujrave te zeza ne Vlore, nga kanali i lene ne rruge. Pasi i kan pastruar dhe pjesen me poshtë disa dit me përpara, ne rrug anas kanalit i len, nese do ishte per te mbledhur do i hidhnin ne nje kamion direkt kur bejn pastrimin. Pjesa qe pastrojn tani eshte llum i zi pjesa qe kan pastruar dhe e kan lene qe me përpara”.