Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e radhës për dosjen "Plumbi i Artë", ku Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve.
Dumani ka rrëfyer njohjen e tij me Erion Alibej dhe mënyrën se si ai u kontraktua për të kryer disa nga vrasjet e bujshme që tronditën Elbasanin. Ai ka theksuar se Alibej ishte një person që luajti një rol kyç në aktivitetet kriminale që përfshinin vrasjet.
Në seancë, Dumani ka folur gjithashtu për konfliktet e tij me Talo Çelën, të cilin dikur e kishte mik, por që më vonë ai ekzekutoi vëllain e Çelës në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Dumani ka bërë një tjetër deklaratë të rëndësishme lidhur me përdorimin e telefonave të inkriptuar. Ai ka pranuar se ka pasur dhe përdorur disa platforma të tilla, duke përfshirë Sky ECC, MATRIX dhe më pas "BQ".
Avokati: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?
Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Alrin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo t’i vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.
Avokati: kur u bë kjo bisedë?
Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.
Avokati: Keni thënë që hartuat një listë?
Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Celën dhe pata një bisedë me Fatmir Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme. Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.
Avokati: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?
Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për tu vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Celën dhe Emiliano Ramazanin.