Bashkia e Librazhdit shtron rrugët me “gurë e baltë” në prag të fushatës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.02.2025, 11:51

Shtrime skandaloze rrugësh u denoncuan sot nga banorë të fshatrave të Librazhdit, ku bashkia ka zgjedhur që në vend të asfaltit, të shtrojë baltë me gurë në rrugët periferike.

Banorë të shokuar në fshatin Sparthar tregojnë pamjet e baltës që duket se po përdoret në rrugët e tyre të ngushta, që në vend të përmirësojë aksesin e banorëve shton vështirësinë e papastërtinë e tyre.

Me të drejtë ata i quajnë këto punime “tallje me popullin”, nga zyrtarë partiakë që besojnë se mund të gënjejnë elektoratin duke u hequr se “po kujdesen për ta”, kur në fakt duket se mendojnë vetëm si t’ua vështirësojnë më shumë jetën.

Pershendetje kam nje ankes, bashkia Librazhd vjen ne fshatin Spathar, marrin balt e gur dhe hedhin ne rrug. Tallen me popullin”, shkruan qytetari në redaksinë e JOQ, duke shfaqur rrugën e pamirëmbajtur e të mbushur me gropa, si dhe materialin e dyshimtë me të cilin po tentohet riparimi.

Fenomeni i shtrimeve elektorale të rrugëve nga zyrtarët është denoncuar edhe më parë nga qytetarët, po një nivel i tillë punimesh mesjetare nuk ishte parë shpesh prej tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit