1.2 milion euro pasuri në pronësi të një 42 vjeçari që akuzohet për mashtrim kompjuterik e telefonik janë sekuestruar në Tiranë, njoftojnë sot autoritetet.
4 pasuri të paluajtshme të Erjon Kasmit, 1 apartament, 2 vend-parkime dhe 1 subjekt tregtar, janë bllokuar, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, i akuzuar për mashtrim me bursa.
Zyrtarët nuk dhanë më shumë të dhëna për çështjen por thanë se hetimet vijojnë dhe materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.