Fëmijët mes pirgjeve të plehrave që mbushin vendpushimet e pallateve në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.02.2025, 10:56

Qytetarë të dëshpëruar denoncuan sot mosgrumbullimin e mbeturinave nga bashkia e Tiranës, të cilat janë kthyer në pirgje papastërtie e sëmundjesh mes pallateve të tyre të banimit.

Banorët e rrugës Thoma Goxhaj në pallatet e reja në Kashar, tregonin sesi fëmijët e tyre duhet të luajnë e shkelin mbi mbeturinat e hedhura në çdo kalim, ndërsa shërbimet e pastrimit të bashkisë së kryeqytetit qytetit duken inekzistente.

Me të drejtë qytetarët bëjnë thirrje të marrjes së përgjegjësisë nga punonjësit dhe shefat e tyre, për të kryer detyrën që janë zgjedhur ose caktuar të bëjnë në shërbim të popullit.

Ata detyrohen të drejtohen te mediat për publikimin e shqetësimeve të tyre, pasi shpesh mbeten shtysa e vetme për ndërgjegjësim, dhe reduktim të korrupsionit që ka pushtuar çuditërisht çdo institucion të qeverisë shqiptare, sikur të nxitej nga vetë drejtuesit më të lartë.

Denoncimi:

“Përshëndetje JOQ ! Doja që të ndaja një shqetësim me ju , kjo është gjendja që perballemi çdo ditë sapo dalim nga shtëpia, kudo plehra .Banore të papërgjegjshëm dhe aspak të qytetëruar që i hedhin plehrat jo në koshat përkatës dhe çdo ditë e më shumë plehrat po shtohen. Asnjë nuk vjen ti pastrojë nga punonjësit e pastrimit prej muajsh, janë në gjumë letargjik siç duket . Kjo gjëndje është në rrugën Thoma Koxhaj ,Tiranë . Preferoj te mbetem anonim . Faleminderit JOQ që ndani shqetësimet që hasim çdo ditë , jeni më të mirët

Faleminderit nqse e postoni , se ndoshta duke e parë tek ju mund të vihen në lëvizje punonjësit e pastrimit.”

Fëmijët duhet të luajnë e shkelin mbi mbeturinat e hedhura në çdo kalim, ndërsa shërbimet e pastrimit të bashkisë së kryeqytetit qytetit duken inekzistente.

Mbeturinat janë kthyer në pirgje papastërtie mes pallateve të banimit në Kashar.

Imazhet e rrjetit jane teper larg realitetit në zonen në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit