Nga 1 prilli me tarifa të reja, do të rritet çmimi i energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2025, 10:15

Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike.

Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Burimet brenda ZRrE-së se KEDS-i ka kërkuar rritje të rrymës pë 30 për qind.

“KEDS-i ka kërkuar rritje për 30 për qind të rrymës . ZRrE -ja është në shqyrtim të kërkesës, do të ketë rritje të energjisë së shpenzuar. Rritja e energjisë elektrike do të hyjë në fuqi më 1 prill të këtij viti”, kanë bërë të ditur burime nga ZRrE-ja.

Ndryshe, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.

Nga ZRrE-ja kanë thënë se janë duke i shqyrtuar tarifat dhe më pas dalin me propozime.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku knga fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”, tha ky burim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit