Betonieret në kundravajtje krijojnë trafik në Tiranë, qytetari i revoltuar denoncon situatën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.02.2025, 22:54

Një qytetar nga Tirana ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon lëvizjen e betonierëve në kundravajtje në zonën e Parkut të Autobusëve, duke shkaktuar trafik të rënduar në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, ndërkohë që këtyre mjeteve u lejohet lëvizja vetëm pas orës 20:00.

Sipas denoncuesit, betonierët po furnizojnë një pallat të ri që po ndërtohet aty pranë, duke bllokuar të gjithë rrugën. Ai shprehet i revoltuar, duke theksuar se mjetet e rënda qarkullojnë pa targa dhe se kjo situatë përsëritet çdo natë.

"Jo për çështje spiunllëku, por ne qytetarëve na zhvasin me gjoba. Betonierët futen kundravajtje, bllokojnë rrugën dhe nuk ka rrugë tjetër nga të futemi. Përfundimisht, s'bohet ky vend!" – shprehet qytetari në mesazhin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit