Qytetari gjen krimba në miell, ku është AKU?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.02.2025, 18:44

Një qytetar ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me sigurinë ushqimore në vend, pasi ka zbuluar krimba në një pako mielli dhe ka dërguar një video në redaksinë tonë si provë e këtij skandali. Në pamjet e publikuara, duket qartë se produkti është i ndotur dhe i rrezikshëm për konsum.

Ky nuk është një rast i izoluar, pasi herë pas here në redaksinë tonë mbërrijnë video dhe ankesa për cilësinë e ulët të produkteve që tregtohen në Shqipëri.

Por cili është roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)? Ky institucion është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe sigurinë ushqimore, me misionin për të garantuar që produktet në treg të jenë të sigurta për konsum, ashtu si në vendet e Bashkimit Europian. Megjithatë, qytetarët shpesh denoncojnë mungesën e reagimit nga ana e AKU-së dhe kërkojnë masa të menjëhershme për të shmangur rreziqet që vijnë nga produktet e pasigurta ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit