Pasi trafikoi qindra kg kokainë, Trifoni i “Banaking“ kërkohet për shkelje të rregullave të punës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.02.2025, 18:40

Administratori i kompanisë ZICO që tregton bananet e markës "BanaKing", Trifon Murataj, është shpallur në kërkim nga autoritetet, por jo për akuzat e mëparshme të trafikut të kokainës. Këtë herë, ai kërkohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë", pas një aksidenti të rëndë ku një punonjës humbi shikimin në njërin sy gjatë punës.

Për ata që ndoshta kanë harruar, Murataj ishte në kërkim për dy vjet, pasi në nëntor 2022, në një kontejner të kompanisë së tij u gjetën 33.5 kg kokainë. Megjithatë, në dhjetor 2024, gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë atë nga masa e "arrestit në burg", duke e zëvendësuar me "detyrim për t'u paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore". Duket se trafiku ndërkombëtar i drogës nuk është aq serioz sa shkeljet e sigurisë në punë.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Murataj lidhet me sasi të mëdha droge. Në dhjetor 2021, autoritetet zbuluan 119 kg kokainë në një tjetër kontejner me banane të kompanisë së tij. Megjithatë, duket se këto incidente nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbajtur Muratajn pas hekurave.

Tani, me një punonjës të lënduar rëndë, drejtësia duket se ka gjetur më në fund një arsye për ta kërkuar atë. Ironikisht, shkeljet e sigurisë në punë kanë rezultuar të jenë më të rënda se akuzat për trafik ndërkombëtar droge. Ndoshta, në të ardhmen, trafikantët duhet të shqetësohen më shumë për rregulloret e sigurisë në punë sesa për kapjen me tonelata droge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit