Shqiptarja mashtron shtetin zviceran, tani i detyrohet 173 mijë franga

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 24.02.2025, 18:06

Në kantonin e Lucernit, një grua me shtetësi kosovare po përballet me akuza për mashtrim ndaj Zyrës së Pensioneve të Invaliditetit (IV). Sipas akuzës, ajo ka paraqitur pretendime të rreme për gjendjen e saj shëndetësore me qëllim përfitimi financiar nga shteti.

Gruaja 59-vjeçare pretendonte se vuante nga probleme serioze me zemrën, dhimbje kronike të shpinës dhe shqetësime psikologjike. Për tetë vite, ajo ka marrë pension invaliditeti, duke u mbështetur në këto pretendime.

Gjatë ekzaminimeve mjekësore, bashkëshorti i saj ishte gjithmonë i pranishëm dhe përshkruante situatën e saj si të rënduar, duke pohuar se ajo nuk ishte në gjendje të kryente as detyrat më të thjeshta të përditshme pa ndihmën e tij. Ai theksonte se ajo nuk mund të vishej dhe as të kujdesej për veten.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se e gjithë kjo ishte një mashtrim. Si pasojë, pagesat janë ndërprerë, ndonëse nuk është bërë e ditur mënyra se si çifti u zbulua.

Tani, gruaja do të përballet me Gjykatën Penale të Lucernit, ndërsa prokuroria e akuzon për mashtrim, duke argumentuar se ajo ka simuluar sëmundjet për të përfituar pensionin e plotë dhe ndihmën për fëmijët, duke marrë gjithsej 173,000 franga zvicerane.

Rasti nuk është i vetmi i këtij lloji, pasi mashtrime të ngjashme janë regjistruar edhe më parë. Për të luftuar këto abuzime, Zvicra ka miratuar ligje që lejojnë përdorimin e detektivëve socialë për të hetuar rastet e dyshuara.

Kur një institucion ka dyshime për mashtrim, ai mund të nisë një mbikëqyrje sociale përmes këtyre detektivëve. Sipas Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore (BSV), mes viteve 2010 dhe 2016, mesatarisht 2,400 raste në vit janë hetuar për abuzim të sigurimeve, ndërsa në rreth 150 prej tyre është përdorur edhe vëzhgimi i drejtpërdrejtë.

Ndryshimet ligjore të vitit 2019 e rregullojnë këtë praktikë, duke kërkuar një leje të posaçme për mbikëqyrje, e cila duhet të respektojë kriteret e privatësisë dhe përdorimin e pajisjeve teknike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit