Një nga artistet më të dëgjuara në vitet 1970-të në SHBA, Roberta Flack ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare.
Publicisti i saj njoftoi vdekjen e artistes fituese të çmimit Grammy, e njohur për hitet e muzikës xhaz e “blues” si “Killing Me Softly” dhe “The First Time I Ever Saw Your Face”.
Artistja vdiq sot e rrethuar nga familjarët e saj, njoftonte publicistja Elaine Schock.
Në vitin 2022, Flack kishte njoftuar se vuante nga sëmundja degjenerative e trurit “motor neuron”, dhe nuk mund të këndonte më.
Fama e saj nisi të rritej kur Clint Eastwood zgjodhi këngën e saj për një nga filmat e tij dhe kënga “The First Time I Ever Saw Your Face”, u bë kolona zanore e filmit të vitit 1971 ‘Play Misty For Me’.
Karriera e të ndjerës nisi në vitet 1960-të kur u zbulua nga muzikanti i njohur i jazz-it Les Mçann. Flack ishte asokohe pianiste e aftë dhe mori një bursë për të studiuar në Universitetin Howard në moshën 15 vjeçare.
E lindur në 1937 me emrin Roberta Cleopatra Flack, nga prindër muzikantë në Karolinën e Veriut , ajo u rrit në Arlington, Virginia.
Këngët e para të Flack ishin duete me kolegen e universitetit Donny Hathaway, por partneriteti tyre mori fund kur Hathaway i tha fund jetës pas depresionit në 1979.
Flack vijoi të prodhonte këngë në vitet 1980-të dhe performonte këngën e saj ‘Killing Me Softly’ në skenë me grupin Fugees.
Në vitin 2022, Flack kishte njoftuar se vuante nga sëmundja degjenerative e trurit “motor neuron”, dhe nuk mund të këndonte më.