Dy burra kanë dalë në gjyq në Zambia në jug të Afrikës të akuzuar për ‘magji dashakeqe’ ndaj presidentit të vendit dhe zotërimin e “mjeteve magjike” si një kameleon në shishe, një copë të kuqe dhe bishtin e një kafshe të paidentifikuar.
Gjyqi është kthyer në një event tërheqës për popullatën dhe reflekton besimin te supernatyralja dhe magjia e një pjese të mirë të kontinentit.
Shumë ende janë të zemëruar me ligjin e epokës koloniale britanike që dënonte magjinë dhe e ndalon atë.
“I urrej ato ligjet koloniale që përpiqen të ndalojnë praktikat tonë, të cilat ligji nuk i kupton fare”, thotë Gankhanani Moyo, pedagog trashëgimie kulturore në universitetin e Zambia, duke shtuar se nuk merr në konsideratë nuancat e besimeve tradicionale.
“Shoqëria tradicionale në Zambia beson në një lidhej të fortë mes botës njerëzore dhe asaj supernatyrale”, shton Moyo.
Por gjyqi ka marrë dhe një dozë të fortë politike pasi prokurorët thonë se dy të akuzuarit janë pajtuar nga Emmanuel Banda — një ish-deputet tashmë në arrati — me qëllim të mallkojë presidentin e vendit Hakainde Hichilema.
Disa media e diskreditojnë gjyqin si një reklamë e rreme nga vetë Hichilema, i cili përballet me zgjedhjet vitin që vjen.
Megjithëse mediat vënë në lojë praktikat e magjisë, disa politikanë të lartë në Zambia kanë thënë se besojnë te magjia dhe se kërkojnë ndihmë te supernatyralja për të fituar forcë ose popullaritet.
Vetë Hichilema është akuzuar se ka përdorur magjinë kur ishte lider i opozitës ndaj presidentit Michael Sata, i cili sugjeronte se magjia nga rajoni i tij është më e fortë”.
Policia kishte arrestuar dy burrat e akuzuar në një hotel në kryeqytetin Lusaka, kur u njoftua për zhurma të çuditshme që vinin nga dhoma e tyre.
Ata ishin gjetur në zotërim të një kameleoni në shishe, të një cope të kuqe dhe të bishtit të një kafshe të paidentifikuar. Për këtë të fundit ata janë akuzuar edhe për ‘mizori ndaj kafshëve’.
Megjithëse vendi ka fe zyrtare kristiane, besimet tradicionale kanë mbijetuar në shumë nga rajonet e vendit.
Kjo ka sjellë dyshime ndaj Ligjit kundër Magjisë, i kaluar në vitin 1914 kur Zambia adminsitrohej nga britanikët.
Ligji e përkufizon magjinë si “pretendim i ushtrimit të fuqive supermatyrore, magjisë apo ritualeve për të shkaktuar frikë, zemërim apo plagosje”, edhe pse raste të tilla kanë qenë të vështira për t’u gjykuar në Zambia.
Gjyqi ka marrë dhe një dozë të fortë politike pasi prokurorët thonë se dy të akuzuarit janë pajtuar të mallkojnë presidentin e vendit Hakainde Hichilema.