“Kujdes për këmbësorët” apelon policia- 25% e vdekjeve në trafik ishin këmbësorë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2025, 17:18

Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia jep disa këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion

-Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal!

-Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka!

Teksa, sipas statistikave të policisë, në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit