Faturat e larta të rrymës shkaktojnë pakënaqësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2025, 17:16

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë revoltuar pas faturave të larta të energjisë elektrike, duke kërcënuar se do të dalin në protestë nëse kompania EVN nuk jep sqarime për çmimet dhe faturat paushall.

Pasi Klan Macedonia ka vizituar disa nga objektet e EVN-së, reagimi i qytetarëve ishte i qartë: ata kërkojnë një përgjigje për çmimet e papërballueshme dhe faturat që kanë marrë. Shumë qytetarë janë shprehur se duhet të protestohet masivisht kundër kompanisë, e cila sipas tyre ka dërguar fatura me vlera që nuk janë në përputhje me konsumet e tyre reale.

Një qytetar shprehet: “Faturat paushallë janë të papranueshme, më kanë ardhur mbi 6,000 denarë për një muaj, ndërkohë që ngrohem me dru. Vetëm një poç kam, asgjë tjetër. Duhet të ngrihet e gjithë popullata, një njeri ngritet dhe bëhen 100, e atëherë do të shohim çfarë do bëjmë me këtë situatë.”

Kjo revolta qytetare ka shpërthyer pasi që EVN lëshoi faturat paushall për muajt dhjetor dhe janar, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët që kërkojnë shpjegime.

Klan Macedonia ka kërkuar një qëndrim tjetër nga kompania EVN, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete.

Ndërkohë, EVN dhe KRRE-ja (Komisioni Rregullator për Energjinë), janë duke e hedhur përgjegjësinë për çmimet e larta të energjisë te njëra-tjetra, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të kërkojnë sqarime dhe zgjidhje për këtë situatë të ndërlikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit