Nën drejtimin e prokurorit të përgjithshëm të Karolinës së Veriut, Alan Wilson, prokurorët e 17 shteteve po hetojnë rolin e kreut epidemiologjik të SHBA, Dr. Anthony Fauci në masat dhe reagimin gjatë pandemisë Covid-19.
Prokurorët e përgjithshëm po kërkojnë llogari për “deklarata të gënjeshtërta, keqmenaxhim të burimeve dhe fshehje të debatit shkencor ose opinioneve për vaksinat”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së prokurorit from AG Wilson.
Por falja që i është dhënë Dr. Fauci e pengon atë të ndiqet penalisht në nivel federal, por jo për krime shtetërore ose padi civile, shkruajnë mediat vendase.
Avokatët kanë nënshkruar një letër për kreun e Kongresit, Mike Johnson dhe atë të Senatit, John Thune ku kërkojnë bashkëpunim për ndjekje penale të shkeljeve nga Fauci.
“Falja e dhënë nga president Biden për Dr. Fauci është një tentativë e turpshme për t’i shpëtuar llogarisë. Nëse zbulimet tregojnë shkelje të ligjit ne jemi të gatshëm të veprojmë në shërbim të drejtësisë,” tha Wilson.
Zhvillimi vjen pas një raporti skandaloz të komisionit të Kongersit për koronavirusin ku detajohen abuzime, keqinterpretime dhe shkelje nga zyrtarë të lartë përfshi dedhe Fauci, në lidhje me origjinën e virusit, menaxhimin e fondeve dhe fshehjen e rrezikut të vaksinave të detyruara.
Raporti thotë se Dr. Fauci ka keqmenaxhuar fondet për grupin EcoHealth Alliance, dhe ka eliminuar provat e komunitetit shkencor për rreziqet e vaksinave, që besohet se kanë vrarë ose lënduar miliona njerëz ne te gjithë boten.