Klod Allajbeu në SPAK

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2025, 15:34

Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan dhe aktor kryesor në disa kompani të fuqishme në sektorin shëndetësor, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë brenda zyrave të prokurorëve.

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e thirrjes në SPAK, Allajbeu është përfolur për lidhje me dy nga dosjet më të nxehta të sektorit të shëndetësisë, ato të koncesionit të laboratorëve dhe dializës, ndërkohë që emri i tij ka dalë edhe në dosjen e Erion Veliajt.

Gjatë hetimit, prokurorët e kanë pyetur kryetarin e bashkisë së Tiranës edhe për udhëtimin e tij me shtetasin Klodian Allajbeu në drejtim të Kinës. Por Veliaj është shprehur se nuk e mban mend dhe i duhet të verifikojë se kush i ka mbuluar shpenzimet për këtë udhëtim.

Disa ditë më parë, Allajbeu ishte fotografuar me emisarin e presidentit amerikan, Richard Grenell, por kjo duket se nuk e ka ndihmuar të shmangë thirrjen në SPAK.

Allajbeu, i cilësuar si "okatpodi" i shëndetësisë është denoncuar në mënyrë të vazhdueshme nga JOQ Albania për vjedhjen e parave publike me ndihmën e titullarëve të shëndetësisë ndër vite. Megjithëse denoncimet kanë qenë të shumta, ai ende nuk është hetuar për skemat e pastrimit të parave dhe manipulimit të tenderave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit