41 vjeçari Amarild Muka nga Tirana, një emër i njohur edhe për policinë shqiptare, është shpallur së fundi në kërkim nga policia greke si autor i vjedhjes së të paktën 7 automjeteve luksoze.
Mediat greke kanë publikuan sot pamjet kur Muka realizon vjedhjet e automjeteve luksoze në Athinë, vlera e të cilave i kalon 400 mijë euro.
Me teknika të sofistikuara mashtrimi, vjedhësi merrte çelësat e makinës nga hapësira e magazinimit në parking, ose merrte automjetin nga punonjësi duke u paraqitur si i afërm i pronarit.
Mes automjeteve të vjedhura, rezulton edhe një me targa shqiptare, konkretisht “Mercedes-Benz” AB777VD në pronësi të shtetasit V. Dh, ngjarje e ndodhur në 24.12.2023 në një parking privat në Athinë.
Amarild Muka rezulton i arrestuar në Tiranë në mars 2012 për vjedhje në bashkëpunim të një ore dhe një celulari, ndërsa në maj 2017 është arrestuar në aksin Mamurras-Lac, pasi u kap duke drejtuar një mjet “Mercedes-Benz”, të cilin e kishte vjedhur në Tiranë, ku kishte marrë edhe 600 euro e 12.000 lekë.