“Vivere po mashtron njerëzit, ulja për çmimin e biletave thjesht reklamë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2025, 15:19

Më datë 22 mars, në Tiranë do të organizohet koncerti “Beso në Magji” nga RedCloud dhe Vivere.

Artistët e West End-it, të shoqëruar nga një orkestër simfonike me 56 muzikantë shqiptarë, do të sjellin në skenën e Pallatit të Kongreseve meloditë e filmave më të njohur Disney.

Për të shitur sa më shumë bileta, organizatorët e këtij eventi kanë ofruar edhe ulje çmimesh dhe një prej këtyre ofertave, ku biletat e të gjitha kategorive kanë zbritje 30% zgjat deri më sot, datë 24 shkurt.

Një nënë fëmijësh e cila sot vendosi të blinte 5 bileta me ulje çmimi, është përballur papritur me një 'hile' të vogël.

Ajo thotë se në faqen zyrtare, biletat në platenë D2 kushtojnë me zbritje 2033 lekë, por kur procedon pagesën ulja nuk njihet dhe pagesa kalon me vlerën e plotë që është 2904 lekë.

Sipas saj ky është një mashtrim dhe tallje, pasi pa e kuptuar qytetarët detyrohen të paguajnë çmimet e plota edhe pse oferta me ulje vlen edhe sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit