Ditë e hënë, te Sigurimet Shoqërore në Durrës asnjë punonjës në punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2025, 14:05

Një qytetar ka denoncuar një problem të përsëritur në qytetin e Durrësit, ku punonjësit e Sigurimeve Shoqërore nuk janë paraqitur në zyra për t'u ofruar shërbim qytetarëve.

Sipas tij, sot që është edhe ditë e hënë, shumë qytetarë, përfshirë edhe veten, kanë kërkuar shërbime në zyrat e Sigurimeve Shoqërore, por ato kanë qenë të mbyllura.

Për më shumë se tre orë, qytetarët kanë pritur jashtë pa marrë asnjë informacion në lidhje me mbylljen e zyrave apo me vendndodhjen e punonjësve.

Për më tepër, ata thonë se numrat e kontaktit të shërbimit të popullit nuk funksionojnë dhe nuk ka ndonjë informim të duhur për këtë situatë.

Qytetarët e zhgënjyer nga kjo situatë shpresojnë se kjo do jetë hera e fundit që humbasin ditën e punës pa marrë shërbimin që iu takon.

Denoncimi i qytetarit:

Po bëj një denoncim për një shqetësim të përsëritur që ka ndodhur disa herë në qytetin e Durrësit. Sot, më datë 24/02/2025, unë dhe shumë qytetarë të tjerë kërkonim shërbim nga punonjësit e Sigurimeve Shoqërore, por zyra ishte e mbyllur, siç ndodh zakonisht çdo të hënë. Kam humbur një ditë të tërë duke pritur aty nga ora 07:30 deri në 11:00 pa marrë asnjë shërbim.

E di që shumë qytetarë janë të zhgënjyer nga ky problem dhe nuk ka asnjë informim në lidhje me këtë. Numrat e shërbimit të popullit që janë lënë, nuk funksionojnë aspak. Shpresoj që në të ardhmen të mos humbasim ditë të tjera të punës kot dhe të mund të marrim shërbimet që na takojnë. Nëse mund të shpërndani këtë mesazh, do të isha shumë mirënjohës. Ju faleminderit që jeni e vetmja mundësi për t'u ankuar, pasi shërbimet e tjera janë të paarritshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit