Betonizimi i Tiranës me pallate të panumërta po shkatërron jo vetëm cilësinë e jetës banorëve të kryeqytetit, por dhe natyrën dhe infrastrukturën e zonave rrethuese ku hidhen pa pushim inertet e ndërtimeve nga Bashkia dhe firmat ndërtuese.
Banorë të revoltuar të Zallherrit në veri të Tiranës, denoncuan në redaksi shkarkimet e inerteve të kamionëve në zonën e mbrojtur natyrore dhe lumenjtë e saj.
Në pamje shihet gjithashtu dëmi dhe papastërtia e shkaktuar nga kamionët masivë në rrugët e qytezës, që zbrazin rregullisht materialet në zonën e parkut malor të Dajtit.
“Nami po behet ne Zallherr tonelata dhera inerte nga Tirana po mbushin lumin, shkaterruan rrug, shkaterruan gjithqka”, shkruan në redaksi qytetari, i alarmuar për situatën që shikon vetëm përkeqësim prej nisjes së fushatës së ndërtimeve nga kryebashkiaku i burgosur Erjon Veliaj.