Trafikanti shqiptar i kapur në Angli refuzon ekstradimin në Belgjikë: Burgu ka qeli të vogla, shkel të drejtat

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.02.2025, 12:23

Kontrabandistët shqiptarë të kapur në Angli po refuzojnë ekstradimin për krimet e kryera në Belgjikë, me pretekstin e se qelitë atje janë të vogla dhe të mbipopulluara, prandaj “shkelin të drejtat e tyre”.

Sabah Zeka, një shqiptar që ka marrë nënshtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar përballet me 12 vjet burg në Belgjikë për trafik qeniesh njerëzore, por avokatët e tij pretendojnë se në burgun belg nuk ka më shumë se tre metra katrorë në qeli, gjë që shkel Konventën Evropiane për të Drejtave te Njeriut.

Anëtarët e grupit u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, nga Belgjika në Angli. Në këmbim u merrnin atyre 10 mijë paundë atyre që uleshin në pjesën e pasme të kamionit dhe 6 mijë paund atyre që uleshin para. Zeka kishte rolin e organizatorit të bandës.

Dy gjyqtarë të gjykatës së lartë hodhën poshtë ankesat e anëtarëve të bandës, duke thënë se nuk ka “prova të mjaftueshme” për të vërtetuar se Belgjika nuk përmbush detyrimet e Konventës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit