Banorët e një fshati të qetë britanik pranë një aerodromi të ushtrisë, thonë se numri i tyre është tejkaluar tashmë nga azil-kërkuesit që zyrtarët kanë vendosur aty.
Banorët e Wethersfield, në rajonin qendror Essex thonë se tashmë kanë frikë të dalin në rrugë dhe ndjehen të izoluar në shtëpitë e tyre prej sjelljeve anti-sociale të refugjatëve të ardhur, që janë të rinj ose burra me origjinë nga veriu i Afrikës ose Lindja e Mesme.
Fshati me popullatë prej 707 banorësh, është pushtuar tashmë nga rreth 800 emigrantë që ka vendosur aty ministria e brendshme britanike, edhe pse nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme për t’i mbajtur.
Refugjatët e ardhur në vendndodhje kanë bërë që shtëpitë e zonës të mos shiten më ose çmimi i tyre të bjerë drastikisht.
Ironikisht kryeministri i ri britanik Keir Starmer kishte premtuar para zgjedhjes se qendra e emigracionit në zonë do të mbyllej, por ashtu si qeveri të mëparshme si konservatore dhe laburiste, premtimet e politikanëve kanë qenë gënjeshtra.
Çifti i të moshuarve Melody e Alan Temperley, që kanë jetuar këtu prej tre dekadash me fëmijët e nipat, thonë se shtëpia e tyre është tashmë e pavlerë prej emigrantëve dhe qendrës së pritjes.
“Ne jemi tashmë të izoluar këtu, asnjë nuk na dëgjon”, thotë Melody, e cila kujton kohën kur punonte në dyqanin e bazës ushtarake.
“Asokohe ndjeheshim mirë sepse ishim pranë bazës, kurse tani nuk nxjerr dot as qenin sepse sheh kudo burra beqarë që sillen të papunë në vend”.
“Nuk po tregohem raciste pasi do të kisha të njëjtin mendim nëse ata do të ishin anglezë, dhe ne kemi vajza adoleshente dhe kemi dëgjuar shpesh per ngacmime e sulme. Familjet po nisin të vendosin kamera jashtë shtëpive dhe tabela ‘Mos kalo, pronë private’”, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Për fat të keq situata në Wethersfield përsëritet në shumë qytete e zona rurale të Anglisë ku numra të mëdhenj refugjatësh, meshkuj të rinj, pranohen, strehohen e akomodohen nga autoritetet, pa marrë parasysh opinionin e vendasve, nevojat apo kapacitet e komuniteteve.
Fshati me popullatë prej 707 banorësh, është pushtuar tashmë nga rreth 800 emigrantë që ka vendosur aty ministria e brendshme britanike
Për fat të keq situata në Wethersfield përsëritet në shumë qytete e zona rurale të Anglisë ku numra të mëdhenj refugjatësh, meshkuj të rinj, pranohen, strehohen e akomodohen nga autoritetet