Policia në Sarandë ka njoftuar sot arrestimin e dy grave në Sarandë pasi shfrytëzonin një vajzë 16 vjeçare për prostitucion.
Rasti i rëndë i abuzimit nga 42-vjeçarja Silvana Osmani dhe 39-vjeçarja Luljeta Deda u zbulua pas hetimit dy-mujor dhe pas kontrolleve në dy lokalet e marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të qytetit bregdetar, në të cilat ushtrohej prostitucioni.
Oficerët nuk bënë të ditur identitetin e minorenes së shfrytëzuar por thanë se sekuestruan shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.