Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2025, 11:28

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Në një postim në Facebook, policia njofton se Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë për të identifikuar personin që shihet në fotografin e publikuar.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Policia inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit