Dështimi i kryetarit te Listes Serbe, del i shtati për nga numri i votave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2025, 11:13

Pavarësisht dominimit të gjatë politik dhe kontrollit mbi elektoratin serb në Kosovë, Zlatan Elek Kryetari i Listes Serbe ka pësuar një goditje serioze në zgjedhjet e fundit nga votuesit e Listës Serbe.

Rezultatet e fundit të KQZ-se tregojnë se Zlatan Elek, edhe pse ishte i pari në listën e kandidatëve të LS, nuk arriti ti bindë votuesit dhe përfundoi në vendin e shtatë, shumë prapa disa kandidatëve të tjerë.

Elek arriti të sigurojë vetëm 10,070 vota, dukshëm më pak se Branislav Nikoliq, i cili siguroi 13,188 vota, dhe Ljiljana Stevanoviq me 12,093 vota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit