Një aksident i pafat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, pranë poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar një qytetar.
Kjo pasi automjeti i drejtuar nga një shtetase rreth të 50-ave vjeçe, e ka përplasur atë teksa dilte nga parkimi.
Gruaja raportohet se ka hipur me makinë mbi trotuar dhe pasi ka marrë para një tezgë ka goditur dhe qytetarin.
I lënduar ka mbetur një burrë 70-vjeçar dhe pasi është mjekuar nga mjekët e poliklinikës raportohet se është dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjes.
Drejtuesja e mjetit tip Benz, me targa AA 078 XE (në foto), tha se ka ngatërruar marshin, në vend të dilte mbrapsht ka hipur mbi trotuar dhe ka shkaktuar aksidentin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.