Ujërat e zeza pushtojnë pallatin e banimit në qendër të Tiranës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.02.2025, 10:47

Një tjetër raportim shqetësues ka ardhur sot në redaksi mbi ujërat e zeza që pushtojnë katet e para të pallateve në Tiranë, prej punimeve të dobëta dhe papërgjegjësisë së zyrtarëve e ndërtuesve.

Qytetarët tregojnë në pamje ujërat që shpërthejnë nga tubacionet e tyre dhe vërshojnë në hyrjen dhe parkingun e pallatit në rrugën Jordan Misja, duke detyruar banorët përdorin klor e kimikate për të mbajtur larg infeksione të ndryshme.

Raportuesi pranon se zyrtarët janë shfaqur në terren por përveç marrjes në shqyrtim të problemit nuk ka reagim prej tyre prej një jave.

Cilësia e ulët e punimeve në ndërtesat dhe kanalizimet në Tiranë ashtu si dhe neglizhenca e korrupsioni i zyrtarëve.është raportuar shpesh nga banorët e kryeqytetit, të cilët kërkojnë ruajtjen e standardeve qytetare e shëndetësore të banimit.

Raportimi:

“Pershendetje! Ne rrugen Jordan Misja, pallati Agibes Halili 116, ne cdo kohe, si ne vere e ne dimer plasin ujrat e zeza, kjo kthehet ne nje sèmundje te vertet. Administratoret dhe cdo hyrje hedh klor per mos ta cuar kete vdekje deri ne shtepi. Kemi njoftuar kanalizimet e ujrave te zeza, bashkine policine, vijne marrin ne shqyrtim problematiken dhe largohen.

“Sot me date 24 shkurt eshte kjo gjendje kèshtu ishte dhe para 1 jave. Ju lutem bèjeni publike dhe ju lutem me ruani privatsine e emrit. Mirnjoheje nese do e shfaqje kete problematike mos te merren me breket e Lali Erit por te vije te shohin tubat sepse nuk ka brek qe e mban kete kancer.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit