U qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë Anila Ndoka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2025, 10:12

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, Anila Ndoka, 44-vjeçarja e cila u qëllua me një plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kole Manaj.

Nëna e 3 fëmijëve ndodhej në spital prej 5 ditësh, por nuk ka mundur të mbijetojë pasi plaga ka qenë tepër e rëndë.

Kujtojmë se paraditen e 18 shkurtit, 34-vjeçari Kole Manaj qëlloi me pistoletë bashkëjetuesen e tij dhe duke menduar se e kishte vrarë, vrau edhe veten e tij.

Në fillim Manaj ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila ka dalë nga puna, ka hipur në makinën e tij me idenë për t’u sqaruar, por në këtë moment Kole Manaj e ka qëlluar me armë dhe duke menduar se ajo ka ndërruar jetë, më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Të dy trupat janë gjetur në një mjet tip "Tiguan" në lagjen "Mark Lula" të Shkodrës.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin ka 3 fëmijë, Anila kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin dhe prej 5 vitesh ishin bashkë. Në fillim marrëdhënia e tyre ka qenë e mirë, por javët e fundit kishin nisur problemet mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit