Banorët e lagjes "Zinxhira" në Gjirokastër janë të shqetësuar për akumulimin e mbeturinave që kanë mbushur rrugët dhe po futen deri brenda shtëpive.
Rruga që shkon përpara teqes te Zallit është mbushur me plehra, duke krijuar një situatë të papranueshme dhe të rrezikshme për shëndetin e banorëve. Mbeturinat janë bërë një problem i madh për qytetarët e zonës, dhe ata kërkojnë veprim urgjent nga autoritetet për t'i pastruar ato dhe për të parandaluar rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.
Sipas banorëve, kryebashkiaku Flamur Golemi i ka angazhuar punëtorët e pastrimit në fushatën zgjedhore dhe kjo është arsyeja pse qyteti ka përfunduar në këtë gjendje.
Ata shprehin shqetësimin se situata mund të përkeqësohet më tej nëse nuk ndërmerren masa të shpejta.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ Albania...Po deshe postoje pak kete se po na mbytin mbeturinat. Rruget jane zene dhe po futen e ne shtepi tani. Lagjja Zinxhira para teqes te Zallit Gjirokaster... Se kryetari i bashkise Flamur Golemi i ka angazhuar puntoret per fushate"