Fëmija me 40°C pret mbi dy orë në radhë, mungesë stafi në urgjencën e Pediatrisë QSUT

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.02.2025, 18:22

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim për situatën e rënduar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT.

Një qytetare tregon se ka pritur mbi dy orë me fëmijën e saj me temperaturë 40°C, pasi kishte mungesë stafi, vetëm dy mjekë për vizita.

Situata bëhet edhe më problematike gjatë fundjavës, kur qendrat shëndetësore janë të mbyllura dhe prindërit nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të presin në radhë të gjata në urgjencë.

Prindërit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për shtimin e stafit dhe përmirësimin e organizimit të shërbimit. Ata theksojnë se urgjenca duhet të funksionojë me kapacitet të plotë për të garantuar ndihmë të shpejtë dhe efikase për çdo fëmijë në nevojë.

Mesazhi i qytetares:

“Dua të bëj një denoncim për urgjencën e pediatrisë në QSUT. Kemi 2 orë në radhë dhe vetëm 2 mjekë që bëjnë vizitat, ndërkohë që fëmija është me temperaturë 40°C. I thamë njërës prej infermiereve dhe ajo tha se nuk është në dorën e tyre, por të mjekëve. Nëse nuk e përballojnë dot fluksin, duhet të shtohet stafi. Ne vijmë për të gjetur zgjidhje, jo për të torturuar fëmijën në radhë me orë të tëra, ndërkohë që gjendja i rëndohet.

Na thanë të shkojmë në qendrat shëndetësore, por të gjithë vijnë këtu sepse sot është e diel dhe qendrat shëndetësore janë të mbyllura. Nuk dimë ku të gjejmë zgjidhje, ndërkohë që fëmijët po torturohen. Kam pritur 2 orë në radhë dhe më duhet të pres edhe 2 orë të tjera derisa të më vijë radha.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit