Mosha mediane e popullsisë në Shqipëri ka pësuar rritje të ndjeshme në dhjetë vitet e fundit, duke arritur në 38.8 vjeç nga 33.7 vjeç në vitin 2013.
Një faktor kyç që ka ndikuar në plakjen e popullsisë është emigrimi masiv i të rinjve, të cilët largohen në kërkim të mundësive më të mira ekonomike dhe kushteve më të mira të jetesës.
Papunësia, pagat e ulëta dhe mungesa e stabilitetit ekonomik kanë bërë që shumë të rinj të shohin si zgjidhje të vetme largimin nga vendi. Kjo ka çuar jo vetëm në uljen e numrit të popullsisë në moshë pune, por edhe në tkurrjen e lindshmërisë, duke përshpejtuar plakjen demografike.
Në nivel europian, mosha mediane ka ardhur gjithashtu në rritje, duke u rritur nga 42.2 në 44.5 vjeç mesatarisht në Bashkimin Europian. Italia regjistron moshën mediane më të lartë me 48.4 vjeç, ndërsa rritjet më të mëdha janë shënuar në Moldavi, Maqedoni të Veriut, Portugali, Itali dhe Greqi. Pavarësisht se
Shqipëria mbetet ndër vendet me popullsinë më të re, por ritmi i plakjes është i lartë, një tendencë që pritet të vazhdojë nëse nuk merren masa për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe mundësitë për të rinjtë.