Guroret në Fushë-Krujë nuk lënë banorët të flenë as natën, policia nuk i prek kamionët e tyre

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.02.2025, 16:22

Denoncime shqetësuese kanë ardhur në redaksi për aktivitetin e guroreve në zonën e Fushë-Krujës, të cilat nuk duan t’ia dinë për qetësinë e cilësinë e ajrit të bashkëqytetarëve, dhe as për shkeljet e ligjit që nuk merren në konsideratë nga policia.

Banorët tregojnë në pamjet e orëve të vona të natës kamionët e rëndë të guroreve që vijojnë aktivitetin e zhurmshëm, ndërsa policia nuk guxon t’i ndalojë pasi sipas denoncimeve, janë korruptuar me rryshfet prej tyre.

Qytetarët përmendin kompaninë e ndërtimit BB Group me administrator Muhamed Babasi, dhe kompaninë e inerteve Makaresh sh.p.k, si operuese të punës në gurore, duke hedhur akuza të rënda për një rrjet korrupsioni që arrin deri te kreu socialist i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Kjo neglizhencë ndaj shëndetit publik dhe qetësisë së qytetarëve ka krijuar një ambjent të rëndë gati-gati mafioz në qytet, ku të drejtat e komunitetit nëpër-këmben lehtësisht nëse drejtuesit politikë dhe biznesi i lidhur me ta, mund të fitojnë para.

Denoncimi i qytetarit:

“Si behet me postu kto kamiona ne Fushkruj ju lutem. Policia nuk merr asnje mase se jan te paguar nga firmat, kompania Bb grup / kegli duro/ dhe Makaresh sh.p.k

“Sa munden punojn naten ne guroret e krastes se Krujes, sepse i japin lek shefave te policisë dhe i vuajm neve pasojat, beni cmos ju lutem postojeni se me policine spo gjejm qetësi. Kto kan ber fuqin dhe me kryetarin e bashkis Kruje, Artur Bushin”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit