Zyrtarët talibanë në Afganistan kanë ekzekutuar një dënim me goditje thupre ndaj një burri të akuzuar për sjellje të shthurur seksuale në provincën verilindore Takhar.
Dënimi u ekzekutua dje në zonën Darqad, sipas deklaratës së zyrtarëve, ku nuk jepej identiteti i të dënuarit.
Gjykata tha se burri ishte dënuar me pesë vjet burg dhe mori 39 goditje kamxhiku.
Zhvillimi vjen pas dënimeve të ngjashme për tre persona ditët e fundit në Afganistan, mes të cilave dy gra që u goditën me kamzhik publikisht në provincat Gazni e Herat.
Gjykata e lartë e qeverisë talibane njofton se rreth 100 njerëz, duke përfshirë edhe gra kanë marrë dënimin publik 30 ditët e fundit, edhe pse grupe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut bëjnë thirrje për ndalim të praktikës mizore.